Bashkohu me ne
Ne dëshirojmë të jemi lajmëtarë të shpresës, të sjellim lajmin e mirë në botën që na rrethon, por shpesh herë nuk jemi të sigurt si ta bëjmë këtë.

Zemra e Ungjillizimit
Ne themi gjithmonë që Zoti është dashuri, por si përkëthehet kjo shprehje në jetën e përditshme në lidhje me ungjillizimin? A i do ti me të vërtet njerëzit rreth teje? A të thyhet zemra për ata rreth teje që nuk e njohin Jezusin? Këtë vit do të shikojmë se si dashuria e Krishtit na siguron neve bindje, dhembshuri dhe konfidencë për të arritur të humburit rreth nesh.

Pengesat e Ungjillizimit
Kur flasim për ungjillizim, shumë prej nesh hasin barriera të cilat as nuk i kuptojmë fare që janë aty dhe na pengojnë. Shpesh hasemi me pyetjet: kur është koha e duhur për të hapur biseda frymore me njerëzit, ose kur është koha e duhur për ti sfiduar ata me ungjillin? Ndoshta ne ngecim për të kuptuar se kur është momenti i duhur për ti bërë këto dy gjëra më sipër. Jezusi na mëson se si të kapërcejmë katër barriera specifike dhe të ndajm ungjillin me çdo person që ne na jepet mundësia, pavarësisht se ku gjendemi në ato momente.

Praktika e Ungjillizimit
Ne dëshirojmë të jemi lajmëtarë të shpresës, të sjellim lajmin e mirë në botën që na rrethon, por shpesh herë nuk jemi të sigurt si ta bëjmë këtë. Shpesh herë ne nuk gjejmë hapsirën e duhur për të ndar ungjillin ose shqetësohemi shumë nga frika se mos na refuzojnë. Të gjitha këto gjëra mund ta na çojnë në mungesën e ndarjes së ungjillit në jetën tonë. Në këtë mesazh, ne do të eksplorojmë se çfarë do të thotë të ndash ungjillin me njerëzit që janë rreth nesh dhe se si ta bjëmë këtë në komunitetin që na rrethon si pjesë e Mbretërisë së Perëndisë.